Fotografi kosovar Fahredin Spahija
garon në “Portrait Award 2015”
Fotografi i njohur kosovar Fahredin Saphija konkurron me portretin e emeruar "Pain" qe eshte realizuar ne dhjetor te vitit 2007 dhe paraqet dhimbjet dhe vuajtjet e medha qe ka lene lufta e fundit ne Kosove. I vlerësuar nga kritika si një nga artistët më të shquar bashkohorë Spahija, merr pjesë në konkursin e madh fotografik “Portrait Avvard 2015”.
TIRANE- Ai arrin të fotografojë edhe ndjesitë; dashurinë, gëzimin, pikëllimin, pasionin, vuajtjen, lakminë, melankolinë. I vlerësuar nga kritika si një nga artistët më të shquar bashkohorë, fotografi i njohur kosovar, Fahredin Spahija, merr pjesë në konkursin e madh fotografik “Portrait Avvard 2015”, të organizuar nga portali më i madh i fotografivë në botë “Lens Culture”, që do të zgjasë deri më 2 mars.
Në këtë konkurs artisti Spahija konkurron me portretin e emëruar “Pain” (“Dhembje”), që është realizuar në dhjetor të vitit 2007 dhe paraqet dhimbjet dhe vuajtjet e mëdha që ka lënë lufta e fundit në Kosovë. Fahredin Spahija ka shpjeguar se “në këtë portret shihet një grua e moshuar, e kapluar nga dhembja e madhe për vëllaun e rivarrosur, Malush Adem Spahiun, në varrezat e Mitrovicës bashkë me 11 të vrarë të tjerë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë”.
Për artistin Spahija, pjesëmarrja në një garë të tillë, të organizuar ndërkombëtarisht ka rëndësi të madhe, ndërsa kujton se shqiptarët kanë dhënë kontribut të madh në zhvillimin e fotografisë botërore. “Rëndësia primare është të jem pjesë e një konkursi të gjerë ndërkombëtar, pa asnjë pretendim. Fotografia tek shqiptarët kultivohet qysh nga viti 1858 dhe kjo tregon se ne ishim kontribues të denjë në zhvillimin e fotografisë botërore. Pse të mos jemi edhe sot në mesin e vendeve të tjera, të cilat po i japin një shtytje modern këtij medium kaq të rëndësishëm kulturor e shkencor”, ka thënë Fahredin Spahija.
Konkursi do të gjykohet nga një juri profesionale, e përbërë prej emrave më të njohur të fushës së fotografisë, në veçanti portretin fotografik, që përzgjedh fotografitë konkurruese për këtë garë. Ata janë Philipe Prodger, që punon për National Portrait Gallery në Londër, Deborah Dragon, editore e fotografisë në revistën prestigjioze të Neë Yorkut, Rolling Stone Magazine si dhe Natalie Matutschovsky, editore e fotografisë në TIME Magazine të Neë Yorkut.
Këta janë tre nga anëtarët e jurisë, që do të zgjedhin 25 finalistë nga mijëra fotografi konkurrues nga me shumë se 145 shtete nga mbarë bota. Emrat e 25 finalistëve do të shpallen në fund të prillit kur mblidhet juria për të dhënë mendimin e saj profesional. Fahredin Spahija është një artist injohur i dizajnit grafik dhe fotograf i njohur për një numër të madh të ekspozitave personale dhe në grup, brenda dhe jashtë vendit dhe fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 shkurt 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.1%
-
Të gabuar
22.4%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
16 Janar, 17:16
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Ish Vila e Enver Hoxhës bëhet rezidencë për artin shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57