KINË - Një fotografi ka nxitur një protestë publike në Kinë, pasi një person zhveshi vajzën e tij dhe e tërhoqi zvarrë në rrugë për rreth 100 metra.
Por, policia nuk e konsideroi abuzim këtë ngjarje. Skenat shqetësuese u fotografuan nga një kalimtar dhe i publikoi në internet. Sipas raportimeve, i ati i vogëlushes humbi durimin pasi vajza prej disa orësh refuzonte të vishte xhaketën e saj.

Veprimi i babait të vajzës ngjalli shumë zemërim tek popullsia. Kurse sipas fqinjëve, në kundërshtim me imazhet, babai kurrë nuk ka vënë dorë mbi vajzën e tij.
Fotografia tregon krejt të kundërtën. Ai tërhoqi zvarrë vajzën në rrugë për 100 metra. Pavarësisht këtij veprimi, policia nuk e ka akuzuar të atin për abuzim të fëmijëve.
Policia vendosi se incidenti nuk ishte mjaftueshëm i rëndë për të ngritur akuza, dhe sipas tyre nuk ishte shumë e qartë nëse ai kishte qëlluar vajzën.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com