PARIS – Google Street View e ka fotografuar ndërsa po urinonte në një prej ambjenteve ku ndoshta ndjehej më i mbrojtur nga vëzhgues kuriozë, në oborrin e shtëpisë së tij. Viktima e këtij incidenti është një fshatar francez nga Maine e Loira që ka vendosur ta hedhë në gjyq gjigandin e kërkimeve në Internet.
Ai e zbuloi fotografinë vetëm pasi disa bashkëfshatarë të tjerë kishin arritur ta identifikonin në foton e Google Street View dhe filluan të talleshin me të.
Kështu, fshatari francez ka vendosur të kërkojë një dëmshpërblim për shkeljen e privatësisë së tij. Fakti që rëndon më shumë episodin – sipas tij – është se kur foto është shkrepur ai ndodhej në pronën e tij private që mbrohej edhe nga kangjella.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com