TIRANË- Krenar Guçe, oficeri i policisë është marrë në mbrojtje, për shkak se një foto e tij është gjetur në celularin e Nuredin Dumanit.
Mësohet se fakti që është gjetur fotoja e tij në celularin e Dumanit, janë ngritur dyshime se ndaj Guçe mund të kishte porosi për atentat, pra do të ishte i radhës që pritej që të ekzekutohet.
Krenar Guçe ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020, teksa aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist. Nga sa është raportuar, para disa muajsh Guçe ka denoncuar kërcënimin me jetë për shkak të detyrës nga një grup kriminal.
Operacioni 'Golden Bullet'
Arrestimi nga Policia e Elbasanit i Nuredin Dumanit ishte fillimi I një operacioni 'Plumbi i Artë' me 32 urdhër arreste në finalizim të të cilit emrat më të njohur të botës së krimit si Talo Çela, Ervis Martini e Suel Çela nuk u vunë në pranga. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me nismën e PS për të larguar nga funksionet publike bashkëpunëtorët e ish-sigurimit?
-
Po
89.9%
-
Jo
6.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1340
Lajme të tjera
-
I shpallur në kërkim pas operacionit 'Plumbi i Artë', arrestohet 49-vjeçari në Durrës (Emri)
19 Gusht, 10:57
-
Sezoni mbreslënës në Seria A, Kristjan Asllani pretendent për çmimin ‘Golden Boy’
19 Gusht, 10:49
-
Shtetësi shqiptare investitorëve të huaj? Delegacioni i BE, rezerva për projektin, opozita akuzon Qeverinë
19 Gusht, 10:47
-
Përplasja me armë në Itali, viktima një 36-vjeçar shqiptar! U vra brenda makinës (FOTO)
19 Gusht, 10:44
-
Atentati me 2 të vrarë në Vlorë, autorët ishin maskuar me kapuçë! Qëlluan me 2 kallashnikov nga 'BMW' me xhama të zinj
19 Gusht, 10:35
-
'S'po mbaj rezerva për ju të degjeneruar!' Gjuha e ashpër ndaj gazetarëve, pritet reagimi zyrtar i policisë për postimin e nënkomisares së Elbasanit Anisa Kostani
19 Gusht, 10:28
-
KED i dorëzoi 3 emra, Gjykata e Lartë vendos më 12 shtator për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetues
19 Gusht, 10:25
-
Vlorë/ Iu gjet një armë zjarri dhe disa fishekë në banesë, shpallet në kërkim 34-vjeçari (EMRI)
19 Gusht, 10:22
-
Presidenti i Indonezisë: Putin dhe Xi do të marrin pjesë në samitin e G20-s
19 Gusht, 10:15
-
'Rrjedh në gjak, e kemi prekur baltën që fëmijë', babë e bir në Poçeri, si e ka trashëguar familja Fushaj artizanatin në 5 shekuj
19 Gusht, 10:10
-
Tabaku: Standardet dhe vlerat e BE nuk mund të jenë për shitje! Procesi i integrimit rrezikon të kthehet në nul
19 Gusht, 09:55
-
Me pistoletë në brez në mes të Burrelit, arrestohet 22-vjeçari nga Tirana! I sekuestrohet arma 'Glock' dhe 10 fishekët e fshehura në trup
19 Gusht, 09:53