Fotoja nga Shqipëria përzgjidhet në National Geographic, e kapur nga fotoreporteri i Shqiptarja.com

Fotoja nga Shqipëria përzgjidhet në National  Geographic, e kapur nga fotoreporteri i Shqiptarja.com

Perëndimi i diellit, shkrepur në plazhin e Malit të Robit nga fotoreporteri i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri

National Geographic përzgjedh një foto nga Shqipëria në 12 fotot më të mira të ditës.

Fotoja e shkrepur në plazhin e Malit të Robit në Kavajë nga gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri u përzgjodh dje në rubrikën online të National Geographic “Daily Dozen”. Në këtë rubrikë përzgjidhen vetëm 12 fotot më të mira nga e gjithë bota.

Editorët e National Geographic çdo ditë përzgjedhin foto nga komuniteti i National Geographic, “Your Shot” me mbi 70 mijë anëtarë në të gjithë botën, pjesë e të cilit është edhe Antonio Çakshiri.

Në komunitet ngarkohen miliona foto nga anëtarët por vetëm 12 të tilla përzgjidhen çdo ditë.

Fotoja shfaq perëndimin e diellit në një kënd të ulët duke treguar dallgët e një deti të trazuar dhe një pushues që vështron këtë bukuri natyrore.

“Kjo është shumë e bukur Antonio. Më pëlqen se si je fokusuar tek perëndimi i diellit dhe jo tek notari në det – kjo më bën të ndihem sikur po lundroj në det me bordin tim duke shijuar momentin teksa dielli dalëngadalë zhduket. Më pëlqen. Të lumtë”. – shkruan producenti i National Geograpic David Y. Lee.

Ishte pikërisht ky producent që përzgjodhi foton nga Shqipëria. David Y. Lee i cili më parë ka qenë producent i Revistës TIME dhe ka mbuluar Shtëpinë e Bardhë por gjithashtu ka qenë edhe fotografi zyrtar i ish-Sekretares Amerikane të Shtetit Condoleezza Rice.

Faqja e National Geographic dhe komenti i editorit David Y. Lee. 

Më pas në rubrikën “Daily Dozen” 12 fotot janë votuar për të përzgjedhur foton më të mirë të ditës, fotografia e perëndimit të diellit nga Shqipëria arrin në vendin e 4-të me vota.  

Pasioni i fotografisë për Antonio Çakshirin ka nisur që në fëmijëri me aparatet fotografike me film kur ishte vetëm 9 veç. Në moshën 17-vjeçare, 6 vite më parë ai iu bashkua redaksisë së Shqiptarja.com si gazetar dhe fotoreporter duke mbuluar çdo lajm të fundit që ndodhte në Tiranë, vizitat shtetërore nga liderë botërorë por edhe natyrën në kohën e lirë.   

Çakshiri shprehet se fotoja e momentit është ajo çka atij i pëlqen më shumë por edhe detajet e atij momenti të inkuadruara në fotografi. Ajo që e bën një foto të mrekullueshme sipas tij është kur fotografi është “i padukshëm” në atë çast unik pa u dalluar nga dikush si këtë rast, fotoja është shkrepur nga bregu i detit, aparati dhe fotoreporteri ishin njësh me tokën kur u kap ky moment teksa pushuesi po shijon perëndimin e diellit nga deti. Një moment paska “surreal”  por shumë i vërtet teksa dielli zhduket dalëngadalë në horizont.

 

Fotoja është publikuar edhe si "story" në Instagramin e National Geographic

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja