TIRANË - Asgjë nuk ndryshon për mirë për romët e "Rrugës së Kavajës" në kryeqytet. Kanë kaluar 40 ditë megjithatë romët vazhdojnë të jetojnë në barakat prej plasmasi të ngritura në trotuarin pak metra larg vendit ku u dëbuan nga pronarët e tokes.
Janë po rrugëve, aty rrotull ish-barakave të tyre, , pranë godinës së ish Dekorit prej të cilave nuk largohen. Buzë tyre, mbi trotuaret pa pronarë dhe ndanë lumit të Lanës, ku me sa duket nuk i rrezikojnë punimet për ndërtimin e pallateve të larta.
Pallatet, një shtëpi si gjithë të tjerët me ç'ka sjellë e shkuara dhe e sotshmja për ta, iu ngjajnë ëndrrave, që vështirë apo kurrë s’do të arrihen ndonjëherë.
Në banesa të improvizuara keq e mos më keq mes pisllëkut dhe mjerimit të skajshëm, ku gjithë streha, minibota e tyre është një mishmash i sajuar me mushama, karro, thasë, bidona uji, zhele të ndotura, por edhe të lara, të varura te pemët në Lanë; tashmë edhe mbajtëse të telave me rroba.
Deri kaq mund të ndërtonin gjithë këto ditë këta njerëz të pafuqishëm, të lënë vetëm. Por me vendosmëri befasuese romët kanë mbetur aty, thua se ende shpresojnë se ai vend do të ribëhet i tyre një ditë. Ndoshta nostalgjia i mban peng apo ato fare pak laçka-plaçka, që ndoshta s’kanë se si t’i transportojnë tjetërkund.
E ku tjetër? Te kush tjetër? A do ketë një tjetër fat për romët në një Shqipëri tjetër?

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com