MAQEDONI - Të gjithë meritojnë të kryejnë dënimin për veprat e kundraligjshme që kanë kryer, ashtu siç është detyrë e shtetit tu garantojë atyre kushtet për ta vuajtur këtë “ndëshkim” në kushte normale në burgje…
Por a i meritojnë të burgosurit këto kushte çnjerëzore?!
Fotot vijnë nga institucionet e vuajtjes së dënimit në Maqedoni dhe janë publikuar nga Tetova Sot. Mund të quhet luks i tepruar të flasësh për pajisje të higjienës, për dhoma pa lagështirë…gjithçka është thuajse e rrënuar.
Mure të shembur dhe dhoma të përshtatshme për përhapjen e mikrobeve. Këto janë kushtet ku kalojnë përditshmërinë të burgosurit në burgjet e Maqedonisë.
Burime të afërta të “Centarneës” me të burgosurit pohojnë se ka ndarje të të burgosurve në dy kategori, ata që bashkëpunojnë me drejtorin dhe kanë të gjitha të drejtat, dhe ata që refuzojnë të bashkëpunojnë me udhëheqjen e koruptuar dhe janë në kushte që janë larg nga normalja, raporton Tetova Sot.
Për shkak të papastërtisë së madhe, shëndeti i të burgosurve është në gjendje kritike, ndërsa ndihma mjekësore nuk u jepet edhe pse është e garantuar ligjërisht.
90% e të burgosurve janë në grevë urie në të gjithë burgjet e Maqedonisë përshkak të kushteve të këqija.

Foto të tjera

Foto të tjera
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com

Foto të tjera Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

FOTO