SHKUP- Protesta e shqiptarëve të Maqedonisë ka marrë ngjyrime fetare, sesa etnike dhe kombëtare. Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë shprehur kritika ndaj protestës së të premtes në Shkup, e cila ka marrë ngjyrime fetare, sesa etnike dhe kombëtare të shqiptarëve.

Një zyrtar i lartë i Qeverisë Shqiptare i tha agjencisë së lajmeve "INA" se përshëndesin format e tilla të shprehjes së protestës dhe revoltës përmes protestave demokratike, por jo inflirtimi i elementeve fetare.

“Problemet e shqiptarëve në Maqedoni janë të karakterit etnik dhe politik, dhe s`ka hapësirë apo probleme fetare. Vetë mënyra e shprehjes së pakënaqësisë me thirrje fetare dhe flamuj fetar, krijon një huti dhe devijon problematikat shqiptare që janë mëse reale, dhe kështu përfiton pala tjetër, duke e karakterizuar protestës si fetare dhe islamike”, deklaroi për "INA", zyrtari i lartë i Qeverisë shqiptare në Tiranë.

Ndërkohë, pakënaqësi dhe reagime të njëjta janë shfaqur edhe në Prishtinë, ku është kritikuar forma e protestës dhe elementet e saj.

Përmes rrjeteve sociale, shumica e shqiptarëve kanë shprehur kritika për formën dhe keqpërdorimin e protestës nga ana e disa elementeve dhe individëve me prapavijë fetare.

Ndërkohë, qytetarët sipas "INA" janë shprehur se protesta e djeshme e organizuar me dinjitet të lartë dhe porosi e ikonografi kombëtare është një model për të shprehur revoltën dhe mesazhet kundër diskriminimit dhe për realizimin e kërkesave të shqiptarëve edhe në Maqedoni.

Ndërkohë “Euronews” në një shkrim për këtë ngjarje shkruan se protestuesit mbanin në duar flamuj palestinez dhe të Hamasit, të cilët këndonin "Nuk jemi terroristë", dhe "Ne duam drejtësi".

protesta ne shkup 1

Marrë nga "INA"

Redaksia Online