TIRANE - Përballë zbatimit të rregullave jemi të gjithë të barabartë!

Kjo është shprehja e duhur që gjen vend në gjobitjen që i është bërë automjetit të ambasadorit gjerman në vendin tonë, Hellmut Hoffman.

Makina ishte parkuar në trotuarin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke shkelur kështu rregullat e qarkullimit rrugor. 

Patrulla e Policisë Rrugore e ka gjobitur me 30 mijë lëkë. 

Makina tip BMV me targë diplomatike CD 09 01 A është makina zyrtare që lëviz ambasari Hoffman. Ky nuk është rasti i parë që gjobiten për kundravajtje penale makinat e ambasadorëve të atashuar në Tiranë.
 
gjobe makines me logo

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)