Ambasadori Frances Bernard Fitoussi është ndjerë keq teksa ishte i pranishëm në sallën ku po mbahej tryeza e përbashkët  e Koaliconit të Vëzhguesëve Vendorë.
Diplomati francez, është nxjerrë menjëherë jashtë dhe është shtrirë fillimisht në një nga tryezat jashtë sallës, ku ka qëndruar për disa minuta në gjendje të fikti.

Ishin shoqëruesit e Bashës dhe Lu-së ata që i kanë dhënë ndihmën e parë, duke i bërë frymëmarrje artificiale dhe masazh kardiak. Më pas ka mbërritur ndihma e shpejtë dhe ambasadori është dërguar në urgjencë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)