GREQI - Lobisti progrek në SHBA, antishqiptari Nikolas Gejxh, është shfaqur në fshatrat shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, sipas të cilave ai është parë sot në Filat të Igumenicës, i shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA në Greqi, David D.Pearce.

Sipas asaj që raportojnë mediat helene, tematika e këtij takimi mbetet ende e paqartë, ndërsa vizita e tij pranë territorit të Shqipërisë, vjen në një kohë kur Parlamenti miratoi reformën administrativo-territoriale, reformë kjo e kontestuar nga minoriteti grek dhe vetë Athina zyrtare.

Greko-amerikani, e ka vizituar për herë të fundit vendin tonë, dy muaj më parë, në ceremoninë e shënjterimit të Katedrales Ortodokse në Tiranë. Nikolas Gejxh është i njohur për bindjet e tij antishqiptare, i cili në deklaratat e tij prej vitesh ka bërë thirrje për çlirimin e Himarës nga Shqipëria. 

nicolas geixh
(Në foto: Gejxh gjatë takimit me ambasadorin e SHBA në Igumenicë, David D. Pearce)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)