Në ditëlindjen e 50-të të kryeministrit Rama nuk kanë munguar surprizat. E tillë ka qenë edhe torta e ditëlindjes që ambasadori i SHBA në vendin tonë, Aleksander Arvizu kishte përgatitur sot për të surprizuar kreun e qeverisë. “A1 Report” ka siguruar një foto nga ky moment emocionues, jo vetëm për kryeministrin Rama, por edhe për të gjithë të pranishmit. Kjo duket në buzëqeshjen e të gjithëve, teksa bëjnë Gëzuar me gotat në duar, me kryeministrin Rama, ambasadorin Arvizu, zëvendëskryeministrin Peleshi, ministra të kabinetit të qeverisë Rama, deputetë, si dhe stafi i ngushtë në kryeministri.
Edhe më e veçantë është torta që ambasadori Arvizu kanë përgatitur për kreun e qeverisë. Torta e sjellë prej tij vjen si shprehje e miqësisë së ngushte mes dy vendeve në këtë ditë të shënuar për kryeministrin shqiptar. Duke qenë se ditëlindja e kryeministrit Rama përkon edhe me 238-vjetorin e Pavarësisë së SHBA, edhe tortës nuk mund t’i mungonte ky element.
Dy flamujt, ai shqiptar dhe ai amerikan, janë dy elementët e tortës që “lidhin” bashkë dy ditëlindjet, atë të kryeministrit Rama, dhe Pavarësinë e SHBA.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com