Fotolajm/As dheu nuk e treti
diktatorin Enver Hoxha
Zbardhen për herë të parë fotot e zhvarrosjes së diktatorit Enver Hoxha gjatë revoltës popullore në vitin 1992. Fotot janë publikuar në rrjetin social Facebook nga historiani Kastriot Dervishi.
Sot 32 vjet nga vdekja e diktatorit Enver Hoxha. Më 11 Prill të vitit 1985, Enver Hoxha u nda nga jeta, ndërsa ditën e sotme rrjetet sociale janë mbushur me foto nga lamtumira e fundit e shqiptarëve për diktatorin.
Ndryshe vjen studiuesi Kastriot Dervishi me këtë kolazh fotografish ku tregon momentin e revoltës së shqiptarëve në vitin 1992.
Ata zhvarrosin diktatorin, ndërsa këto foto janë dëshmi të trupit të Enver Hoxhës, në momentet që është nxjerrë nga varri. Vihet re se trupi nuk është tretur.
Foton me krahasime, Dervishi e shoqëron me një shkrim ku sipas tij, renditen gjithë të ligat që Enveri u ka bërë shqiptarëve.
(Foto nga Kastriot Dervishi)Nga Kastriot Dervishi
Për çfarë duhet ta kujtojmë Enver Hoxhën?
Në "përkujtim" të 11 prillit 1985, ditës së vdekjes zyrtare të diktatorit komunist të Shqipërisë, po rendis disa arsye pse emri i tij duhet kujtuar. Ka shumë arsye më tepër se kaq, por unë mendoj se ai duhet kujtuar për:
-Luftën civile të viteve 1943-1944.
-Eksodin e vitit 1944.
-Shkatërrimin e shtetit shqiptar të ndërtuar me aq sakrificë në vitet 1920-1939.
-Përçarjen e madhe midis shqiptarëve nga zhvillimi i luftës së klasave.
-Ndërtimin e shtetit eksperimental sovjetik me tipare klanore dhe krahinore.
-Vrasjen dhe burgosjen e inteligjencies shqiptare të shkolluar nga Perëndim.
-Grabitjen e vjedhjen e 320 tonë flori.
-Grabitjen e individit, pronave dhe sendeve të tjera të paluajtshme
-Bashkimin doganor dhe monetar me Jugosllavinë.
-Izolimin e Shqipërisë nga bota dhe aleancat me armiqtë shekullorë të Shqipërisë.
-Shkatërrimin e natyrës me çpyllëzime, vepra industriale të panevojshme e me humbje financiare dhe ekologjike.
-Gatimi i njeriut të ri internacionalist proletar.
-Burgimet, internimet e persekutimet e popullsisë.
-Shkatërrimin e rrjetit arkivor të vendit dhe pasurisë kulturore të vendit.
-Për urinë dhe rreckosjen që i shkaktoi shqiptarëve si rrallë herë në histori.
-Për dëmet e shumta që asnjë pushtues nuk i shkaktoi vendit sa i shkaktoi regjimi i tij.
-Prapambetjen e thellë në të cilën e la vendin.
Bashkëlidhur katër foto, dy prej të cilave janë shkrepur më 13.4.1985 kur bëheshin nderimet dhe dy të tjera më 3.5.1992, ditën kur arkivoli i Hoxhës u hoq nga varrezat e dëshmorëve.
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.8%
-
Jo
18.6%
-
Ndoshta
11.6%
Vota total: 2173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Futbollistët e Dinamos së Kievit nuk i japin dorën rivalëve të Partizanit të Beogradit në Champions League
23 Korrik, 20:54
-
Komisioni hetimor për ‘TIMS’, miratohet raporti i PS, Salianji: U bënë gjetje përtej parashikimeve
23 Korrik, 20:50
-
Çollaku i PD sulmon Metën: S’i takon t’i japë leksione demokratëve, në protestë ishte i ftuar, jo zoti i shtëpisë
23 Korrik, 20:34
-
Aksi Thumanë-Kashar, instalohen radarë të shpejtësisë në autostradën e re
23 Korrik, 20:33
-
‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat
23 Korrik, 20:14
-
Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE
23 Korrik, 20:02
-
Conference League/ Ballkani 'pa busull', barazon 0-0 me maltezët e Hamrun në aktin e parë! Emërllahu gabon penalltinë
23 Korrik, 19:58
-
Shpërthen vullkani në malin Etna, pezullohen fluturimet nga aeroporti i Catanias
23 Korrik, 19:54
-
Ylli Pata: Kush pengon votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë?
23 Korrik, 19:53
-
Rekursi për vulën e PD, Basha: S’e pranojmë paligjshmërinë, vlerat e demokratëve s’mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjve të SPAK
23 Korrik, 19:50
-
Mero Baze: I treti në bronx
23 Korrik, 19:43
-
SPAK 'rihap' 21 janarin, Elisabeta Imeraj në ‘Frontline’: Shpresoj që Basha të bashkëpunojë me drejtësinë! Berisha mund të merret në pyetje edhe pse në arrest
23 Korrik, 19:40