Emocionet e shqiptarëve për ndeshjen e madhe Shqipëri-Serbi janë përçuar më së shumti në mediat sociale. Qytetarë të veshur me ngjyrat e flamurit kuq e zi, automjete me flamurin mbi xhama, deri edhe kukulla të veshura kuq e zi.

Flamujt kuq e zi kanë mbizotëruar kudo nëpër rrjetet sociale, shqiponja dhe simbolet e tjera kombëtare janë kthyer në kryefjalën e çdokujt.
Të shumta janë fotot që kanë mbërritur nga qytetarët edhe në redaksinë e Shqiptarja.com, ku shihen qytetarë me duar të kryqëzuara që përfaqësojnë shqiponjën dykrenare, veshur me bluza kuq e zi. Madje edhe një arush i veshur me ngjyrë të kuqe është pjesë e fotogalerisë së qytetarëve.

Makinat e stolisura me flamuj, shaje dhe shami të kuqe padyshim që nuk mungojnë në rrjetet sociale. Por në redaksinë e Shqiptarja.com ka mbërritur dhe një foto, ku duket një autobus i transportit publik me flamurin kuq e zi përpara.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com