Kjo është një fletushkë e ngjitur në kampet e azilkërkuesve në Suedi, e cila i udhëzon ata të mbajnë radhën për shërbimet që ofrohen në kamp siç mund të jetë edhe ushqimi.
 
Shqiptarët që kërkojnë azil në Suedi janë të shumtë, disa për arsye ekonomike e disa të tjerë përpiqen për azilin politik. Por ajo që bie në sy është fakti se azilkërkuesit përçojnë edhe gjuhën shqipe. Në fletushkën e ngjitur në azil veç gjuhëve, anglisht arabisht, sllave e të tjera, shkruhet edhe në shqip: “Prisni radhën tuaj këtu ju lutem”.

azilkerkues shqiptare suedi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)