Ndërsa ishte në Kuvend Sali Berisha u kap mat duke lexuar një shkrim ku personazh kryesor është Spartak Ngjela.
Dikur miq e tani armiq shpesh në daljet e tij publike Spartak Ngjela paralajmëroi arrestimin e Sali Berishës nga SPAK. Madje në deklaratat e shpeshta televizive, edhe të fundit Ngjela ka thënë se SHBA ka dorëzuar dosjen e Sali Berishës në dorë të SPAK.
Foto u publikua nga LSA në sallën e Kuvendit dje duket se linku i ka mbërritur Berishës në Whatsapp.
Në një tjetër deklarate televizive Ngjela shprehej se zgjidhja në PD është që Berisha të largohet. Madje thotë se si Rama dhe Berisha duhet të ikin urgjentisht pasi mbajnë njëri tjetrin.
“Ne dorë e ka Saliu, do tërhiqet? PD është parti e djathtë dhe të jesh i djathtë do të thotë të jesh nën influencën e SHBA, Saliu ka shpresë se mos shpëton Non Gratën. Saliu nuk tërhiqet se ka frikën e Non Gratës. Po këta që janë me Saliun dhe e panë që nuk kanë të ardhme, brenda 2-3 muajsh do kalojnë te PD zyrtare”, tha avokati për Report TV në maj të 2023
Lajmi kryesor: