FOTOLAJM/ Berisha me kravatë
lejla, Ruçi: Mirëserdhe në Rilindje

FOTOLAJM/ Berisha me kravatë<br />lejla, Ruçi: Mirëserdhe në Rilindje
TIRANE - Kuvendi është përfshirë në debat për ngjyrën e kravatës së Kryeministrit Berisha, e cila sot ishte lelja, ngjyra me të cilën PS-ja po prezantohet në këto zgjedhje.

Kryetari i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, i uroi mirëseardhjen, Kryeministrit me kravatë lejla.

“Mirëseserdhe tek ngjyra e "Rilindjes shqiptare”,- i tha Ruçi

“Asht' vishnje, ju e keni pink!”- ia priti kryetarja e Kuvendit, Topalli.

Kryeministri Berisha, duke buzëqeshur, sqaroi se kravata e tij nuk ishte “mavi” si ngjyra e "Rilindjes". “Kjo Shqipëri nuk është rozë, nuk është bulevard me lule, por është shumë larg të qenit mavi ndaj dhe ju ftoj të hiqni dorë nga Shqipëria e rrejshme pasi ajo ekziston vetëm në mendjet e sëmura. Përpara se të filloj, kam dy çështje jashtë teme", - tha ai. -"Z. Ruçi, nuk ke faj ti, se dhe ngjyrat jua ka ngatërruar piktori me shkarravinat e tij. Kjo nuk është ngjyrë mavi, siç jeni ju, partia mavi. Por, tani unë dua të rikujtoj një poezi - se Namiku i ka qejf poezitë - dua të rikujtoj një strofë të Bertol Brehtit, që thotë:

(Berisha reciton):

"Këtë këmishe ngjyrë mavi
Dhe këto cizme, t'i kam falur,
Sikur ta dija, çfarë di sot, o bir,
Më mirë veten kisha varur..."

Dhe kështu, debati për premtimet e pambajtura elektorale të PD-së në Kuvend, degjeneroi në një mish-mash ngjyrash lejla-mavi-vishnje-bojëkafe.

Poezinë "Këngë e një nëne gjermane", përkthyer me mjeshtëri nga Robert Shvarc e që fillon me vargjet "Këtë këmishë bojëkafe dhe këto çizme, t'i kam falur...", sot Kryeministri shqiptar ia këndoi "bijve opozitarë", në versionin e një babai.  

RAMA BERISHA
(Në foto Rama e Berisha ku evidentohen kollare ngjyrë lejla)

berisha
(Në foto Berisha sot në Kuvend me kollare lejla)


rama
(Në foto Edi Rama me kollare e ore lejla)


E ndërsa Topalli ka ndërhyrë duke thënë se është vishnje dhe jo lejla po i sjellim në vëmendje veshjet e saj për të bërë dallimin e ngjyrave. Në foton e parë është veshur me lejla dhe në të dytën ka vendosur një shall vishnje.

topalli
(Topalli veshur me ngjyrë lejla në aktivititetin "Break the chain"


topalli
(Ky është një shall ngjyrë vishnje)

Klikoni këtu për të parë fotogalerinë e plotë

(ad.ti/ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten