TIRANË- Qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës është shndërruar në një makth për drejtuesit e mjeteve dhe në fundjavë, situata përkeqësohet.

Aksi Tiranë- Durrës është bllokuar totalisht. Drejtuesit e mjeteve po përballën me radhë kilometrike, siç shihet edhe në këtë foto që sjell Report Tv.

Trafiku drejt autostradës në rindërtim, nis që në qytet, nga nënkalimi te Unaza e Madhe. Mjetet janë bllokuar edhe në rrugën dytësore e cila të çon drejt Durrësit.

Aksi Tiranë-Durrës dhe anasjelltas përballet pothuajse çdo ditë me trafik të rënduar, duke u kthyer në shqetësim për qytetarët.