KUKËS - Bien fjollat e para të dëborës në malin e Gjallicës dhe të Koternikut në rrethin e Kukësit. Dëbora e parë u regjistrua gjatë orëve të natës së mbrëmshme pas ndërprerjes së shiut që shoqëruan rajonin veri-lindor për tre ditë rradhaz, si dhe me uljen e ndjeshme të temperaturave. 

Reshjet e borës kane rënë edhe në bjeshkët e Shishtavecit, në komunat e Kalisit, Grykën e Cajes, dhe në Arrën. Debora e parë ka ndikuar në uljen e temperaturave të cilat janë ndjerë edhe në qytetin e Kukësit.

Sipas të dhënave, pranë Shtabit të Emergjencave Civile nuk raportohen probleme në qarkullimin rrugorë, apo anomali në furnizimit me energji elektrike.

BORA
BORA
BORA
(Në foto: Maja e malit të Gjallicës i zbardhur nga dëbora)
(v.gj/shqiptarja.com)