BUKURESHT - Busti i figurës historike të Ismail Qemalit tashmë do të jetë edhe në qendër të Bukureshtit. Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i cili vlerësoi të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në realizimin e kësaj vepre dhe e konsideroi ngritjen e bustit të Ismail Qemalit në qendër të Bukureshtit, si një dëshmi të fortë të lidhjes mes Shqipërisë dhe Rumanisë.
Gjithashtu Ministri Bushati u shpreh se veprat e themeluesit të shtetit shqiptar dhe e gjithë bashkëkohësve të tij flasin qartë për aftësitë shtet formuese dhe shtet ndërtuese të kombit tonë.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm anëtarë të Parlamentit rumun, ish-Presidenti rumun z.Iliesku, Kryetari i Bashkisë së Bukureshtit Sorin Oprescu, përfaqësues të trupit diplomatik dhe diaspora shqiptare që jeton në Rumani

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com