FOTOLAJM/ Lufta Rusi-Ukrainë ndikon direkt Shqipërinë, 'çmendet' nafta, çmimi si kurrë më parë! Brenda natës benzina rritet me 8 lekë të tjera

FOTOLAJM/ Lufta Rusi-Ukrainë ndikon direkt Shqipërinë, 'çmendet' nafta, çmimi si kurrë më parë! Brenda natës benzina rritet me 8 lekë të tjera

Çmimi i karburanteve nga mbrëmë në darkë deri sot në mëngjes

Çmimi i naftës në Shqipëri duket se nuk do të ndalë rritjen. Në Tiranë një litër naftë po shitet me 230 lekë, çmim ky i pa parë ndonjëherë në Shqipëri. Po ashtu edhe çmimi i benzinës është rritur në stratosferë ku vetëm brenda pak orëve është rritur me 8 lekë.  Nga 230 lekë që ishte mbrëmë litri i benzinës në darkë ka shkuar sot në mëngjes me 238 lekë.

Lufta Rusi-Ukrainë ka nisur të jap menjëherë efekte në tregjet tona, ku nuk shmangen as abuzimet.  Rritja e çmimit të hidrokarbureve u paralajmërua menjëherë edhe nga shoqatat e bizneseve të cilat pohuan se një konflikt i tillë, do të ulte sasitë e furnizimit me gaz të Evropës, e për pasojë do të shtrenjtohet edhe karburanti.

Por një rritje e tillë e menjëhershme nuk përjashton mundësinë e një abuzimi në treg, pasi kompanitë e hidrokarbureve ashtu si edhe të grurit e miellit, kanë rezerva të mjaftueshme për të mos rritur menjëherë çmimet e produkteve të tyre.

Autoriteti i Konkurrencës më herët ka deklaruar se ka nisur kontrollet dhe monitorimin e situatës për rritjen e çmimeve të karburanteve, por ende nuk ka një konkluzion se çfarë po ndodh dhe a është e justifikueshme kjo ‘çmenduri’ e shtrenjtimit të karburantit.

er.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/03/2022 01:59

    /TURI/,jam dakord me ju,por shqipove u duket bari me i gjelber ne kopeshtin e komshiut.Edhe une emigrante ne U.S jam dhe cmimet jane cmedur.Cmimi i karburantit po shkon 4$/galloni(3.79 lt).Qumeshti 3.99$,qiraja ketu ku banoj une nga 1000 ne Prill ngrihet ne 1350$ dhe gazin per ngrohje e ujin na e paguan pronari ne qytetet e medhaja shkon dhe 3000 e lart.Buka nga 1.99$ ka shkuar ne 2.29$ dhe kjo eshte me e lira,se me e shtrenjta ishte 6.99$ para se te fillonte rritja e cmimeve.Energjia elektrike nga 30-60$ ka shkuar 100$.Keto jane vetem disa per te mos futur taksat e inshurencat.4000 e lart/ne vit te duhet t'i paguash vetem takse per shtepi kur e zoteron si prone, per te mos folur per te tjerat.Dhe kompanite t'a ngrene rrogen me cente deri ne 1$/vit.Njerezit ne Shqiperi kujtojne qe parate rriten ne peme,por nuk eshte keshtu.Jemi te vetedijshem qe Shqiperia eshte e varfer,por dhe ketej nuk hame me luge Ag,se luge Au, as qe behet fjale.

    Përgjigju
  • xxx: 05/03/2022 13:54

    Rritje cmimi jo reale se depot jane plot

    Përgjigju
  • Beni: 05/03/2022 12:56

    Ok po ndikon lufta ne ukrahin, po ne ukrahin nuk esht rritur cmimi a mos vall lufta ka nisur ne shqiper

    Përgjigju
  • Lui: 05/03/2022 12:12

    Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që do rritet çmimi, por duhet të jetë proporcional me bursat dhe jo abuzime. Sepse direkt 30 lekë për litër nuk pasqyrohet me rritjen nëpër bursa. Gjithsesi jam dakord me disa që thonë duhet të lemë makinat e të përdorim më shumë lëvizjen në këmbë e me biçikletë. Është dhe më e shëndetshme dhe me e leverdisshme. Do kemi më pak makina nëpër rrugë, më shumë parking për ata pak që do e përdorin ( shpresoj ), dhe mbi të gjitha më shumë pastërti e ajër të pastër. Bëhuni më ekologjik për të mirën e fëmijëve tuaj. Një shprehje që më ka pëlqyer nga presidenti i Ukrainës ishte vërtet postulat i përhershëm për njerëzimin. Mos vendosni fotografinë time në shtëpi, por vendosni fotografinë e fëmijëve tuaj dhe sa herë të merrni një vendim të shikoni fotografinë e fëmijëve tuaj.

    Përgjigju
  • valter: 05/03/2022 11:47

    Rrofte sebepi qe te ngrihen cmimet, problemi eshte se ketu ka vetem rritje nuk njihet ulja se e kemi shtetin e forte dhe opoziten te degjeneruar....

    Përgjigju
  • Aida: 05/03/2022 11:40

    Rama thote qe shqiptaret kane leke plot neper banka keshtu qe nuk ka problem.

    Përgjigju
  • S'ka problem: 05/03/2022 11:35

    Nuk ka lidhje bursa pasi tregtaret ton nuk blejne nafte te cilsise larte por llumin ,ka lidhje buxheti i rames qe e ka bere byth ma afgan dhe pallate ,clidhje ka ngritja e cmimit te bukes kur sasia e grurit ka ardhur para dy muajsh dhe BIBA u fal gjobat lufta ka dhjet dite qe ka filluar ndersa bursa ka pese a gjashte dite kontrolloni anijen e fundit te ardhur ne durres dhe shihni abuzimin qe po ben qeveria bashke tregtaret per rrjepur sa me shume, e ka 2.2 euro gjemania por pagat po taksat po tvsh po kryesorja cilsia i pergjigjet cmimit

    Përgjigju
    • Kol: 05/03/2022 16:13

      Afganet na e kane rrit cmimin e naftes e? A te q ... abetaren

  • Kujto luften: 05/03/2022 11:21

    Mos shkonin per te pire kafe dhe urinuar me makine.Levizja me kembet iu ben mire per shendetin.luftoni obezitetin.

    Përgjigju
  • Gripi: 05/03/2022 07:27

    Nuk cmendet nafta por jane cmendur njerezit qe e blejne. Parkoni makinat dhe mos i levizni. Ta shikoni pastaj do rritet me nafta apo jo. Qeveria duhet te rishikoje taksat qe ka per karburantin ne kete periudhe krize.

    Përgjigju
  • Turi: 05/03/2022 02:03

    Nuk o vetem shqiperia ne kte situate. Sot ne gjermani 2,20€/litri naftes. Ka ardh koha me e bo Mynih Tiron me biciklete

    Përgjigju
    • Turi: 05/03/2022 11:51

      @ Joanna Se ku e ke pare 5000€ rrogen ti nuk e di? Nqs flet pagen bruto, dakort, por sa te ngelin duke hequr taksat?? 3000 € te ngelin. Pa merr ne konsiderate dhe cmimet. Apartamenti 1 dhome kuzhine 800-900€ plus ngrohje e drita, sa te ngelin?? Prandaj joanna mos fluturo me pras nga mbrapa se gjermania nuk eshte fush me lule. Apo je nga ata rob qe shikon youtube e te behet deti kos e turresh me vrap me luge ne dore??

    • Ermal: 05/03/2022 11:44

      Po mor shok por ne Gjermani jan rrogat 3,000 eur,jo 300 eur si ktu edhe njerzit atje kan mundsi me perdor tramvaj e metro me ik npune kurse ktu ke nji m... tmadh. Kta gjana e bajn diferencen

    • Populli: 05/03/2022 11:44

      O joanna, 5mij euro ne gjermani nuk fitohen aq lehte

    • joanna: 05/03/2022 10:52

      Sa i ke rrogat me gjermani ti? Ca krahason kot pa lidhje. Se di dmth. Ktu 50000 lek rroga atje nga 5000 euro

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë