TIRANË- Për herë të shtatë, në më pak se një vit, çmimet e hidrokarbureve janë rritur në Shqipëri dhe dyshimet kanë çuar mbi një marrëveshje të fshehtë mes bizneseve, e për pasojë Autoriteti i konkurrencës ka nisur hetimet.
Ka qenë kreu i këtij institucioni, Denar Biba i cili ka bërë me dije se tregu prej një jave është nën monitorim dhe në përfundim të hetimeve do të dilet nëse dyshimet për marrëveshje mes bizneseve është e vërtetë apo kanë ndikuar çmimet në tregjet ndërkombëtare.
"Çmimet janë të rëndësishme. Ne kemi vendosur prej një jave monitorimin e tregut të hidrokarbureve, pra indikatori ishte rritja e menjëhershme në unison e çmimit, mund të jetë një nga indieciet e një marrëveshje të ndaluar, mund të jetë e ndikuar nga tregjet e jashtme, prandaj kemi vendosur hetimin për një periudhë që të jetë sa më e shpejtë brenda kapaciteteve tona", tha kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba.
Sot një litër naftë blihet me 193 lekë nga 187 lekë sa ishte në tetor, ndërsa benzina me 195 lekë. Ndërkohë që gazi ka arritur në 94 lekë, nga 82-89 lekë që është luhatur deri më tani. Më herët, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se kjo vjen si pasojë e tregjeve ndërkombëtare, por do të jetë hetimi ai që do të thotë fjalën e fundit.
Pse disa kompani abuz9jne me çmimin! Ku eshte shteti? Ne foto çmimi eshte 193 lek ndersa ne autostraden Mamurras Laç ne disa pika eshte 172 Lek!pse kaq diferenc çmimi mes disa firmave,dhe nuk eshte pak po 20.1 Lek te reja.
PërgjigjuKu ekziston ne kete vend kontrolle qe te mbaj gjerat nen kontroll ketu jane te gjithe te korruptuar dhe marin rryshfete nga kompanite e hidrokarbureve
Përgjigju