TIRANË - Aktori i njohur i Portokallisë, Besart Kallaku i ka dhuruar ditën e sotme(19.02.2014)një palë çizme ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Arsyeja që aktori i dhuroi ministrit Koka një palë çizme është për pyllëzimin e qytetit të Krujës. "Sot pata një surprizë shumë të bukur nga Besart Kallaku, i njohur si Gjini i Portokallisë", shkruan Koka në rrjetin e tij Facebook.
Fotografia e çizmeve të dhuruara është publikuar në Facebook nga vetë ministri i Mjedisit. Në mesazhin që Kallaku i kishte lënë ministrit shkruhej: "Uroj ti vishni për gjelbërimin e Krujës".
Kurse Lefter Koka e pranonte me kënaqësi dhuratën e Besit. "Një palë çisme pune nga Besart Kallaku, me dëshirën për t'i veshur për pyllëzimin e Krujës. Faleminderit Bes", shkruan ministri Koka.

(Foto: Cizmet që Besmir Kallaku i dhuroi ministrit Koka)

(Foto: Postimi në Facebook i ministrit Koka)
/Shqiptarja.com