DURRËS - Një makine luksoze në lagjen Nr.5 në Durrës i janë vjedhur pjesët kur ka qenë e parkuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe nuk dihet se kush janë autorët e kësaj ngjarje.

Makinës 'Mercedes Benz CLS-Class' i janë vjedhur pjesë të ndryshme, si dyert, prapakolpi dhe pjesë të tjera nga brenda saj.  

Nuk është e qartë se si autorët kanë mundur të bëjnë një vjedhje spektakolare pa u diktuar, duke qenë se makina të tilla luksoze janë të pajisura me sistem alarmi.

Dëmi i shkaktuar përllogaritet të jetë rreth 8 mijë Euro. Mësohet se makina i përket një emigranti nga Britania e Madhe.

makina e grabitur ne durres


 	makina luksoze e grabitur
(Foto: Makina e grabitur) Foto të tjera






(v.gj/shqiptarja.com)