Ky është një mandat pagese e gjobave të Erik Fullanit, djalit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, i paguar në datën 7 tetor 2013 ku shuma totale e gjobave të paguara është 787 mijë lekë të vjetra. Kjo shifër është paguar për automjetin tip “Audi” me targa AA 001 EJ.

Djali i guvernatorit, Eriku 20-vjeçar, i cili nuk ka punuar asnjë ditë, u bë pjesë e medias për luksin që e shoqëronte jetën e një të riu. Fotot e bëra publike në rrjetin social Instagram e shafin atë mes pushimeve të luksit me shampanjë, smartphonë të larë në ar, makina super të shtrenjta, një koleksion prej disa dhjetëra orash me vlerë të lartë secila. Ndërsa një fotot e cila ka ngjallur edhe më shumë “revoltë” qytetare, është edhe ajo ku duket djali i Guvernatorit teksa fhsin djersët me 500 euro.
Redaksia Online
(Shqitparja.com)
/Shqiptarja.com