Fotolajm/ Gjethet e "Shtëpisë
së Gjetheve" merren nga Liqeni 

Fotolajm/ Gjethet e "Shtëpisë<br />së Gjetheve" merren nga Liqeni 
TIRANE - “Shtëpia e Gjetheve”, e cila është përdorur nga ish-kreu i SHIK Bashkim Gazidede si një qendër përgjimi dhe një qeli torturash, që nga dita e djeshme është hapur për publikun e sjellë në formën e një muzeu.

Historitë e tmerrit dhe të torturave brenda ambienteve të saj mbeten ende mister, ku muret e saj fshehin shumë të vërteta të hidhura e të pathëna, ndërsa dëshmitarë të vërtetë të saj janë pajisjet e përgjimit dhe çdo aparaturë tjetër e përdorur nga Shërbimi Informativ në atë kohë.

Por në fakt e vetmja gjë jo e vërtetë që ka “Shtëpia e Gjetheve” janë pikërisht...gjethet. Kjo pasi deri dje, kjo ndërtesë ishte e zhveshur nga gjethet që i jepnin kësaj godine edhe pamjen e një simboli të ndaluar për shqiptarët.

gjethet

Shqiptarja.com mëson se gjethet në fakt janë marrë nga ana e Ministrisë së Kulturës pranë Liqenit Artificial për t’u vendosur në këtë muze të ri të vendit tonë. Dhe kjo për të treguar se qytetarët duhet të dinë për historinë e vendit të tyre, por jo të kenë frikë prej saj.

“Shtëpia e Gjetheve”, godina 84-vjeçare e përdorur nga ish-Sigurimi i Shtetit si epiqendra e përgjimeve të diktaturës komuniste, u hapet për herë të parë për publikun ditën e djeshme.

gjethet
gjethet
gjethet

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë