TIRANE - Nuk është më tabu, por policia në Tiranë gjobit dhe deputetë kur makinat e tyre janë në kundravajtje. Gazeta "Shqiptarja.com" sjell një foto ku tregohet një nga automjetet e Parlamentit në dispozicion të deputetëve e cila është kapur e parkuar kryekëput gabim mbi trotuarin përballë kryesisë së Kuvendit në krahun e vilës 30 të ish-Bllokut të Udhëheqjes.

Kartoni që lejon parkimin "parlamentar" nuk e ka penguar policin t'i presë fletën e gjobës 2 mijë lekë të reja. Nga verifikimi i bërë nga A1 Report, bëhet e ditur se makina i përket deputetit të LSI në Korçë, Pirro Kapurani.

Fotoja është bërë të enjten kur në Komisionin e Ligjeve kalonin projektiligjet për Organizimin e KLD-së; Kodi dhe Procedura Administrative si dhe ndryshimet në Shkollën e Magjistraturës.

gjoba
(Në foto: Makina në dispozicion të deputetëve, e gjobitur nga policia për kundravajtje)

Ndërsa në komisionini e Çështjeve Sociale diskutohej për çështjen e pensioneve, ku në komisione mungonin deputetët e opozitës.

gjoba
(Në foto: Makina në dispozicion të deputetëve, e gjobitur nga policia për kundravajtje)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)