Sali Berisha ka habitur jo pak kësaj radhe. Kreu i partisë më të madhe opozitare në vend ka zgjedhur që të reklamojë një agjenci funerali në Tiranë.

Jo me një foto në rrjetet sociale. Por, vetë Berisha është angazhuar që të shkojë ta vitojë personalisht agjencinë e funeralit siç shihet edhe në këtë foto që u sjell Shqiptarja.com.

Është vetë agjencia funerale ajo që e ka bërë publik takimin, duke postuar foton e Berishës dhe mesazhin: “Kënaqësi të mirëprisnim ish-Kryeministrin e Shqipërisë në ambientet e Funeral Home Premium. Mirënjohës për vizitën dhe respektin e ndërsjellë.”