TIRANE - Në ditën e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, hakerat serbë kanë sulmuar dhe hakeruar faqen e Prefektit të Tiranës.

Në faqen prefektitirane.gov.al hakerat kanë vendosur aty flamurin e Serbisë dhe thirrjen “Kosova është zemra e Serbisë”. Po ashtu hakerat në mesazhin e tyre të lënë në faqen e Prefektit shkruajnë se  “Kosovën na e morën shqiptarët parazitë, të parët na e la amanet tua kthejmë sërish serbëve”.

Ky nuk është sulmi i vetëm që hakerat serbë kanë bërë ndaj faqeve online shqiptare, ku së fundmi pas trazirave të 14 tetorit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, janë shtuar ndjeshëm hakerimet ndaj faqeve zyrtare si nga ana e shqiptarëve ashtu edhe nga ato serbë. 

prefektura e tiranes

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)