Mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili ka qenë një ndër më të angazhiuarit në luftën aktuale të koronavirusit, ka sot ditëlindjen. Kalo, i cili herë pas here nuk ka nguruar të udhëzojë qytetarët, përveç detyrës së tij fisnike, është surprizuar në këtë ditë të veçantë në spitalin infektiv gjatë orarit të punës me një tufe me lule nga kolegët.
Për të, ka shkruar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila thotë: 'Prof. Tritan Kalo ka sot ditëlindjen! Nuk kishte se si kjo ditë ta gjente larg pacientëve dhe kolegëve të tij në spitalin infektiv, duke shërbyer me profesionalizëm e devotshmëri siç ka bërë e bën cdo ditë.
Krenare për çfarë përfaqësoni dhe e nderuar të punoj me profesionistë dhe njerëz të rrallë si ju!
Edhe 100 prof. Tani! Gëzuar nga zemra."
Mjeku në Infektiv Doktor Tritan Kalo feston sot ditëlindjen dhe urimi nuk ka munguar as nga kryeministri Edi Rama. Duke e cilësuar si heroin e heshtur në këtë lufte me pandeminë dhe i ndodhur në vijë e zjarrit për të shpëtuar jetë, Rama i uron shëndet e forcë doktor Kalos, i cili këtë vit feston ditëlindjen në krye të detyrës.
"Dr.Tritan Kalo, njëri prej heronjve të heshtur të kësaj kohe të vështirë, ku bluzat e bardha prej muajsh përballen në vijën e zjarrit në një luftë që vazhdon ditë-natë, e feston sot ditëlindjen në krye të detyrës. Edhe 100 doktor e paç shëndet e forcë të bësh pa u plakur kurrë detyrën tënde fisnike", shkruan Rama.
Dhe njeqind doktor Kalos. Ky esht humani i madh i kombit jo si ca mjek qe dalin e bejn politik
Përgjigju