Frika e rritjes së mëtejshme të çmimit të naftës ka frikësuar drejtuesit e automjeteve në Lezhë. Një qytetar është parë në një nga pikat e shitjes, duke mbushur bidonat me karburant për t'i patur rezervë. Këtë të shtunë çmimi i naftës ka kapërcyer në 230 lek për litër.
Vendi ynë po përballet me një rritje të shfrenuar të çmimit të karburanteve. Ditë pas dite çmimet po pësojnë ndryshime. Këtë të shtunë shoferët në pikat e karburanteve janë përballur me çmime më të larta , ku vetëm një litër naftë tregtohet me 230- 240 lekë për litër.