Shqiptarja.com sjell foto përgjatë vijës bregdetare në jug të vendit që nga Ksamili në Sarandë deri në qytetin e Vlorës. Vende të frekuentuara nga turistët shqiptar por dhe ata të huaj. Një udhëtim në vendet më të mbrekullueshme turistike jugore gjatë verës, në plazhet e: Ksamilit, Sarandës, Lukovës, Borshit, Qeparos, fshatit turistik të Porto Palermos, Himarës, Jalës, Dhërmiut, Orikumit dhe Vlorës.
Udhëtimi i nisur nga Ksamili, qyteti i “pushtuar” nga dhjetra turistë maqedonas nga Shkupi dhe Struga që kishin “braktisur” liqenin e Ohrit për të shijuar mbrekullitë në jug të vendit tonë.
Ksamili dhe Saranda qytetet që çdo vit ndryshojnë me ndërtime të reja ishin dhe vendet që kishin më shumë turist si vendas ashtu dhe të huaj, ndonëse shumë zona plazhi ishin private, në to kishte dhe investime të shumta sa ja vlente pagesa prej 500 lek për shazllonët. Në shumë dyqane në këtë qytet çmimet e produkteve ishin si në kryeqytet ndërsa dhomat e plazhit variojnë me çmime nga 2.500 – 4.000 lekë në ditë në varësi të komoditeteve që hotelet ofronin.

(Në foto: Ksamili nga larg dhe perëndimi i diellit në këtë qytet) Foto të tjera

(Në foto: Plazhi në Borsh) Foto të tjera
Borshi, fshati bregdetar shkëmbor në jug të vendit është një tjetër plazh i preferuar nga turistët vendas ashtu dhe të huaj. Ndonëse në fillim të këtij muaji nuk kishte shumë turistë pritet që në ditët dhe javët në vijim të mbërijnë turistë të tjerë. I largohemi plazhit të Borshit dhe i drejtohemi Himarës dhe plazhit të Jalës.

(Në foto: Vija bregdetare e Lukovës, Borshit dhe Qeparos) Foto të tjera

(Në foto: Plazhi në Jalë) Foto të tjera
Himara, ky qytet më shkëmbinjë duket se ende nuk kishte fluksin e turistëve por që në ditët në vijinë priten turiste nga vende të ndryshme. Dhjetra turistë kishin zbarkuar në plazhin e Jalës, një tjetër vend turistik bregdetar, 13 km nga qendra e Himarës dhe vetëm 5 km nga rruga nacionale që lidh Himarën me Vlorën. Edhe pse cmimet mund të jenë pak më të larta në këtë plazh kjo nuk ka penguar turistët që të shijojnë plazhin në këtë vend të veçantë.

(Në foto: Plazhi i Orikumit, Vlorë) Foto të tjera
I drejtohemi Dhërmiut, Orikumit e më pas Vlorës, plazhe të tjera të preferuara nga turistë të shumtë.
Një tjetër gjë e mirë e rrugëtimit është dhe aksi nacional Sarandë – Vlorë, një aks totalisht i asfaltuar dhe një rrugë që të ofron pamje magjike, por dhe pastërtia në këto plazhe gjatë vijës bregdetare nga Saranda deri në Vlorë.

(Në foto: Plazhi i Ksamilit) Foto të tjera

(Në foto: Plazhi i fshatit turistik të Porto Palermos nga lart, ndodhet pranë Himarës) Foto të tjera

(Në foto: Plazhi në Himarë) Foto të tjera
Fotot e bëra në këto qytete në datat 8 - 10 korrik
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO