Reagime të forta janë ngjallur në rrjetet sociale pas ngordhjes së një kali në një Park zoologjik në Kinë. Turisti Shi Lin ka fotografuar kalin e ngordhur, dhe menjëherë kanë shpërthyer edhe komentet. Kjo pasi dyshohet që kali të ketë ngordhur për shkak të kequshqyerjes dhe mbingarkesës.

"Ishte hera e parë që vizitova këtë park dhe ishte hera e parë gjithashtu kur pashë një kalë duke rënë për toke në këtë mënyrë", ka rrëfyer ngjarjen turisti Shi Lin.

kali

Sakaq, pronari i parkut në fjalë akuzohet se ka kequshqyer kalin, ndërsa akuzat shkojnë edhe më tej pasi dyshohet se në momentin kur është rrëzuar përtokë, kali kishte mbingarkesë. Sipas mediave, ishte hera e pestë që kali barrte një ngarkesë kaq të madhe brenda ditës.

kali
kali
kali

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)