Foto-Lajm/ Kishte humbur shtëpinë, Policia Bashkiake ndihmon 6-vjeçarin të gjejë adresën

Foto-Lajm/ Kishte humbur shtëpinë, Policia Bashkiake ndihmon 6-vjeçarin të gjejë adresën

Policia bashkiake duke ndihmuar fëmijën, i cili kishte humbur adresën

Janë jo të pakta rastet në kryeqytet kur fëmijët e vegjël humbin adresën e shtëpisë së tyre dhe është dashur ndërhyrja e policisë Bashkiake.

Një rast i tillë ishte edhe sot kur një 6-vjeçar, K. P është gjetur nga punonjësi i Policisë Bashkiake duke qarë në rrugën “Him Kolli”. Mes të qarave, djali i vogël u ka thënë efektivëve të Policisë Bashkiake se kishte humbur rrugën për në banesën e tij.

Pas qetësimit të vogëlushit, Policia Bashkiake në bashkëpunim edhe me komunitetin bëri të mundur gjetjen dhe lajmërimin e familjarëve si dhe dorëzimin e fëmijës tek ata shëndoshë e mirë. Në punën e saj të përditshme, policia bashkiake përballet me dhjetëra raste të ngjashme.

Vetëm tre ditë më parë efektivët e Policisë Bashkiake ndërhynë në kohë duke shmangur vetëmbytjen në Kodrat e Liqenit Artificial të një vajze të re e cila ishte në gjendje tepër të rënduar psikologjike.

Në më pak se tre vite, Policia Bashkiake ka ndryshuar rrënjësisht, si sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë