Një gazetar i njohur shqiptar, Robert Goro, pasqyron me humor, aspekte të turizmit në Shqipëri, thjesht duke publikuar në profilin e tij dy foto të një kopeje dhish me diçiturën: "O sa bukuri ka tufa!"
Goro tregon se fotot janë marrë në afërsi të Shën Vasilit në bregdet ku siç shihet qartë, kopeja e dhive lëviz e qetë dhe e patrembur përballë automjeteve në një rrugë automobilistike duke bllokuar qarkullimin në të dy krahët.
Njësoj si dhitë, edhe bariu i tyre vazhdon shoqërimin e tyre i paturbulluar nga fakti që ka shkaktuar atë problem në qarkullim.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com