Kjo është një nga pikturat e pakta realiste që kemi parë gjatë karrierës artistike të kryeministrit të Shqipërisë. Rama vijon të pikturoj edhe gjatë kohës që merret me politikën, dhe arti i tij është më së shumti abstrakt.
Edhe tema e tij e Diplomës, “Pikëlllimi i netëve kosovare” kur mbaroi Akademinë e Arteve ka qenë një vepër me prirje drejt artit kubist. Krahas punës si Kryeministër, Edi Rama ndjek paralelisht edhe hobin e tij si piktor.
Gjatë 5 viteve të tij në pushtet, Kryeministri ka prezantuar punimet e tij në disa galeri botërore, nga Italia deri në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rama ka provuar të punojë edhe disa skulptura në qeramikë, passion i përftuar nga i ati, skulptori i njohur Kristaq Rama.

Piktura e Edi Ramës
dy.b/shqiptarja.com

">











