Telefonat smatphone janë kthyer në “vrasës” të vërtetë të bisedave mes njerëzve. Studime të ndryshme kanë publikuar se në çdo grup miqsh, apo çift në bare dhe restorante njerëzit nuk qëndrojnë më shumë se 5 minuta duke biseduar me njëri-tjetrin për të nisur të merren me telefonat e tyre.

Por këtë herë ky fakt është parë në sytë e një fotografi, i cili ka mundur të fiksojë me aparatin e tij foto të personave, të cilët ndëkohë që ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit janë marrë me telefonat e tyre.

Fotografi Babycakes Romero vuri re se smartphon-ët po bëhen pengesë kur njerëzit takohen me njëri tjetrin. “Unë pashë se si njerëzit e përdorin telefonin si një mbështetje sociale, për të fshehur sikletin e tyre, për të mbushur heshtjen, e ndërsa kam vazhduar të vëzhgojë dhe të dokumentojë këtë fenomen modern, ndieja se ishin pikërisht telefonat ato që në fakt shkaktonin sikletin dhe heshtjen.

Janë ata që në thelb bëjnë që njerëzit në vend që të angazhohen në bisedë, të tërhiqen”,-u shpreh fotografi.

Këto janë fotot e publikuara nga një koleksion të fotografive që Babycakes Romero i ka realizuar në rrugët e Londrës.
/Shqiptarja.com

kthehen në “vrasës” të komunikimit ">