Fotolajm/ Ledioni dhe Sara
parakalojnë bashkë në Tapetin e Zi
Sara Hoxha, moderatorja e ardhshme e Big Brother 9?
Çifti Sara-Ledion duket se kanë konsoliduar marrëdhënien e tyre mbrëmjen e djeshme në finalen e madhe të TopFest, ku kanë parakaluar së bashku në Tapetin e Zi.
Sara dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan nga stilistja greke Mary Katrantzou, ndërsa Ledioni, si një figurë e njohur e ekranit ishte si gjithnjë shumë në formë dhe i veshur me klas.
Fotoja e postuar nga vetë Ledioni në Instagram, ka marrë komente mjaft pozitive dhe komplimenta pafund nga fansa dhe dashamirës të çiftit simpatik.
Mbrëmjen e djeshme Sara doli në skenë për të dhënë çmimin 'Artist to watch', e shoqëruar nga moderatori Eno Popi. Hera e parë e Sarës në skenë rezultoi shumë e suksesshme dhe bukuroshja nuk shfaqi kurrëfarë droje apo kompleksi teksa shkëmbente batuta me partnerin e saj në skenë.
Edhe vetë 19-vjeçarja duket se e shijoi suksesin, pasi në një foto të postuar në Instagram, e ka parë veten si moderatoren e ardhshme të Big Brother 9, por i dashuri i saj nuk dëshiron ta ndjejë si konkurente, për këtë arsye i sugjeron të prezantojë emisionin e mëngjesit në TopChannel, 'Wake Up'.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
33/2
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
55.1%
-
Të gabuar
41.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 10053
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ahengu ‘Shkodran’, mbahet edicioni i 12-të! Artistë të rinj dhe të afirmuar sjellin këngët popullore
1 Tetor, 20:55
-
Kryeministri Kurti: Evropa dhe mbarë bota demokratike kanë nevojë për fitoren e Ukrainës
1 Tetor, 20:49
-
Maqedoni e Veriut/ Guvernatori Gent Sejko paralajmëron: Ndryshime klimatike sfidë serioze për bankat dhe ekonominë
1 Tetor, 20:35
-
Mero Baze: Dy paqartësitë e PD për Perëndimin dhe Salianjin
1 Tetor, 20:34
-
Ylli Pata: Nga kodi i zjarreve, te libri i shtëpisë kundër Perëndimit
1 Tetor, 20:27
-
Dosja K/ Vdekja misterioze e babait në kampin e Savrës
1 Tetor, 20:22
-
Dita e të moshuarve, Spiropali premton: Në dhjetor të rrisim pensionet në mënyrë të konsiderueshme! Ministrja Koçiu premton proteza falas
1 Tetor, 20:00
-
Përfundon hedhja e raketave nga Irani, izraelitët urdhërohen të largohen nga zonat e mbrojtura
1 Tetor, 19:51
-
Irani sulmon Izraelin me 400 raketa/ Krisafi: BIlanci vetëm dy të plagosur! Tregon mungesë kapacitetesh, për izraelitët është momenti i artë
1 Tetor, 19:50
-
Mali i Zi refuzon të ankorojë në port anijen me armë për Izraelin
1 Tetor, 19:44
-
Kërcënon Irani: Sulme shkatërruese nëse Izraeli përgjigjet
1 Tetor, 19:40
-
Biden urdhëron ushtrinë amerikane të ndihmojë Izraelin: Të rrëzohen raketat
1 Tetor, 19:37