TIRANE - Deputetët socialistë Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka kanë kurorëzuar sot dashurinë e tyre duke celebruar martesën  në Kalanë e Petrelës. Në dasmën e tyre, ishin të ftuar familjarë, miq e kolegë, ndërsa nuk ka munguar as çifti kryeministror, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda.

Televizioni A1 Report ka mundur të sigurojë fotot të dasmës së tyre, ku çifti i sapomartuar, i kanë thënë “po” njëri-tjetrit. Në foto duket qartë se deputetja Xhaçka ka shkëlqyer me fustanin e saj të bardhë të nusërisë.

olta xhacka dhe artan gaci
(Në foto: Ceremonia e martesës së deputetëve Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka)

olta xhacka dhe artan gaci
(Në foto: Edi dhe Linda Rama në ceremoninë e martesës së deputetëve Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka)

olta xhacka dhe artan gaci
(Në foto: Edi dhe Linda Rama në ceremoninë e martesës së deputetëve Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)