Sidoqoftë misteri nuk zgjati për shumë kohë, pasi Prive ka zbuluar disa detaje më shumë lidhur me pushimet e liderit të Babastars. Sipas tyre Selimi po qëndron në Punta Cana në Republikën Dominikane, i shoqëruar nga Marina Vjollca që prej kohësh është diskutuar si e dashura e tij.
Sipas burimeve të afërta me çiftin këto janë pushimet ideale për dyshen pasi atje ku kanë shkuar konsiderohen thjesht dy njerëz të zakonshëm, larg thashethemeve dhe vëzhgimit mediatik.
Po këto burime kanë vijuar të thonë se çifti është nisur drejt Punta Cana-s nga aeroporti i Tiranës, të shoqëruar nga motra e Marinës, Luana Vjollca. Nga ana tjetër Marina është treguar shumë e rezervuar dhe nuk qenë aktive në Instagram, ndërsa ka postuar vetëm një foto brenda në një restorant.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)