SHKODER- Një tjetër objekt i trashëgimisë kulturore rrezikohet nga ndërtimet pa leje. Kësaj herë qytetarët denoncojnë një ndërtim pranë “Kullës së Inglizit” në Shkodër. Në një foto të publikuar në rrjetin social “Facebook” nga Artan Shkreli tregon se si janë ngritur dy kate të një godine ngjitur me muret e “Kullës së Inglizit”. Objekti me ngjyrë dhe i treguar me shigjetë në foto, duket qartësisht se është ngjitur me godinën e vjetër.
“Një krim po ndodh në Shkodër. Krim i paralajmëruar, “Kulla' Inglizit”. Qyteti kësaj here duhet të reagojë...”, shkruan Artan Shkreli, bashkangjitur fotos.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
“Një krim po ndodh në Shkodër. Krim i paralajmëruar, “Kulla' Inglizit”. Qyteti kësaj here duhet të reagojë...”, shkruan Artan Shkreli, bashkangjitur fotos.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)










