TIRANE - Pas Brrylit, edhe lagjja e Ali Demit në Tiranë do të ketë specifikën e saj përmes shkronjave të mëdha që formojnë fjalën "Ali Demi" në hyrje të një prej lagjeve më të rëndësishme të kryeqytetit.
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar në rrjetin social Facebook foto nga transformimi i hyrjes së "Ali Demit" ky e vlerëson këtë ndryshim, si "një dhuratë të vogël për Vitin e Ri".

"E bukura e mund shkatërrimin", - shkruan kryebashkiaku Veliaj, ku ka bashkangjitur gjithashtu edhe foton se si ka qenë hyrja e lagjes "Ali Demi".

ali demi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)