SHKODER- Përleshjet mes tifozëve të Tiranës dhe Vllazninë pasditen e djeshme në Shkodër, nuk lanë pas vetëm të plagosur, por edhe një stadium të shkatërruar. E ndërsa të plagosurit, fëmijë, policë e tifozë, kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, nuk mund të thuhet se është treguar sado pak kujdes edhe për stadiumin “Loro Boriçi”. Një ditë pas dhunës në këtë stadium, pamja që të serviret nuk është aspak e këndshme.
Ndenjëset e stadiumit, të shkulura nga vendi, madje të copëtuara, i gjen të përhapura kudo, tek shkallët, nëpër tribunat VIP, por edhe në fushë. Madje kjo nuk është e gjitha. Kudo syri të sheh shishe plastike, mbeturina, e copa ndenjësesh.
Foto të tjera

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com