TIRANE - Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Vaso Pasha në kryeqytet, ku njëri prej automjeteve ka përfunduar në trotuar, fare pranë ambienteve të një lokali.
Shqiptarja.com sjell foton e përplasjes ndërmjet dy automjeteve. Deri më tani nuk dihet se cilat janë arsyet e aksidentit, ku fatmirësisht nuk kishte të lënduar në njerëz, por dëme të konsiderueshme materiale të dy automjeteve.
Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com