Presidenti turk Erdogan ka ndërtuar një rezidencë presidenciale, të cilën e ka quajtur “Pallati i bardhë”.

Ai ka zgjedhur periferinë e Ankarasë, një vend pyjor duke zënë 200,000 metër katrorë me 1000 dhoma dhe arkitekturë ku ndërthuret modernizmi me dinastinë mesjetare selxhuke.

Shuma për ndërtimin e tij është 350 milionë dollarë.

erdogan

Pallati është denoncuar nga ekologjistët si plagë e mjedisit dhe nga opozita si shenjë e tendencës së tij autokratike.

Kjo ndërtesë do të jetë shtëpia e ardhshme presidenciale e Turqisë duke lënë në hije pallatin Cankaya.

Ndërtesa Cankaya ka qenë vendi presidencial i Turqisë që kur u bë president Mustafa Qemal Ataturk dhe që atëherë ka qenë shtëpia presidenciale e 12 presidentëve të tjerë deri tek Erdogan.

erdogan

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)