Vetëm një ditë pas incidentit në komisionin e ligjeve mes Deputeti Demokrat Gent Strazimiri dhe atij  socialist Xhemal Qefalia, shohim sot deputetin e PD teksa i është bashkuar deputetëve të tjerë demokratë në grevën e të larguarve nga puna.

Deputeti Strazimiri nuk është paraqitur në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve duke zgjedhur të qëndrojë pranë grevistëve. Ajo çka bie në sy është edhe veshja sportive e deputetit  me kapele dhe syze duke u dukur një formë “kamuflimi”.

Deputeti demokrat Gent Strazimiri dhe ai socialist Xhemal Qefalia,  janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në derën e tualetit të Kryesisë së Kuvendit teksa në sallën e komisionit të Ligjeve raportonte ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. 

Për të shuar sherrin, por që në fakt e ka ndezur më keq, deputeti socialist Armando Prenga ka përfunduar duke rrahur me rripin e tij të pantallonave Strazimirin, të cilin mësohet se e ka shtrirë në tokë.

strazimiri me logo