Një ditë pasi Erion Veliaj urdhëroi nga qelia nisjen e përgatitjeve për festat e fundvitit, bashkia ka nisur punën duke filluar bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'.

Në dokumentin dërguar Ndërmarrjes së Dekorit dhe Eventeve, të cilin Report Tv e disponon dhe mban firmën e Veliajt, thuhet se duhet të merren masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike.

Më datë 3 nëntor Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. GJK rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.

Kushtetuesja argumentoi se Veliaj nuk u pyet duke iu mohuar një proces i rregullt ligjor, ndërsa theksoi se një kryebashkiak mund të shkarkohet vetëm sipas nenit 115 të ligjit themeltar për një shkelje të rëndë.