Një efektiv i Policisë së Kosovës është fotografuar duke puthur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë protestës së mbështetësve të ish-presidentit Hashim Thaçi, përpara selisë së misionit EULEX në Prishtinë.
Momenti është fiksuar nga fotografi Florion Goga për agjencinë Reuters, më 16 shtator, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.




Komente
Komento