TIRANË - Shërbimet e Komisariatit numër 6 të Policisë së Tiranës sekuestrojnë në një banesë në zonën e Kasharit, pranë kilometrit të dytë të autostradës Tiranë-Vorë, një pushkë, një pistoletë dhe një sasi fishekësh.
Policia ka arrestuar në flagrancë poseduesin e këtyre armëve, shtetasin Islam Luca.
Aksioni i policisë është realizuar në orët e mëngjesit, pasi sipas uniformave blu kishte informacione se Luca ishte bërë problematik në lagje dhe se prezenca e armëve në banesën e tij përbënte rrezik për ndonjë ngjarje të rëndë kriminale.
Ky është rasti i dytë brenda dy ditëve që policia e Kombinatit sekuestron armë. Të mërkurën në Yzberisht u kap me automatik Muhamet Dorzi, i cili dyshohet se kishte dalë për të vrarë pjesëtarë të familjes së personave që i kanë vrarë të vëllanë në vitin 2009.

(Foto: Armët e sekuestruara nga policia) Foto të tjera
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com