TIRANE – Moda e fotove “Selfie” jo vetëm që nuk kursen as politikanët, por madje as grevën e urisë! Ndërsa ish-nëpunësit e shkarkuar nga adminsitrata të vendosur në cadrat përbri Kryeminsitrisë, janë vizituar edhe këtë pasdite nga lideri demokrat Lulzim Basha dhe deputetë të tjerë, Genc Pollo e ka shfrytëzuar ndryshe këtë situatë. Një “selfie” me një nga grevistet.
 

genc pollo selfie
Ndërsa Basha me deputetët e tjerë ndodheshin brenda cadrave për tu informuar mbi gjendjen shëndetësore të grevistëve, deputeti Genc Pollo ka bërë një fotot me grevistem Vera Picaku, ish inspektoren e AKU. Për një moment duket se gjithcka është harruar, madje dhe kauza e tyre, teks grevistja merret pozë duke buzëqeshur për të dalë sa më mirë në selfien me deputetin demokrat.

genc pollo selfie

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)